Aktuale

E rëndë/ Zjarri përfshin fabrikën e drurit në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang katastrofën

Një incident zjarri ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike druri në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar pak momente panik.

Sapo është marrë njoftimi për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse me dy mjete të specializuara dhe automjetin me shkallë. Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale ka bërë të mundur izolimin e menjëhershëm të vatrës së zjarrit.

See also  I FUNDIT/ Aksident i rëndë, katër persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spitalFlakët u vunë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesët e tjera të fabrikës dhe duke parandaluar dëme materiale më të mëdha.

Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin.

See also  Apartamente, makinë, cash dhe 16 llogari bankare, zbardhet pasuria e deputetes së Shqipëria Bëhet

Të Ngjashme