Një person është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK pas një rasti të dyshuar të vrasjes në tentativë në Vushtrri.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 30 shtator 2026, rreth orës 00:45. Viktima, mashkull kosovar, dyshohet se është sulmuar dhe rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një veturë e aksidentuar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë, si dhe një fishek tjetër të gjetur brenda veturës.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
“VRASJE NË TENTATIVË. Vushtrri / 30.09.2026 – 00:45. Lidhur me rastin, viktima mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga disa persona të panjohur me mjete të forta. Në vendin e ngjarjes është hasur një veturë e aksidentuar, katër gëzhoja, një karikator me pesë fishekë si dhe brenda veturës një fishek tjetër. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
