Familja e veprimtarit Haki Imeri ka reaguar pas zhvillimeve të fundit, duke theksuar se e vërteta nuk mund të fshihet apo mposhtet.
Në reagim kërkohet që hetimet dhe proceset institucionale të zbardhin të gjitha dyshimet për rrjetet e ndikimit serb në Kosovë.
Shkrimi i plotë:
Miq
– Rrjeti i dyshuar i BIA-s serbe në Kosovë, siç po shihet gjithnjë e më qartë nga zhvillimet e fundit, ka filluar të përjetojë momentin më të sikletshëm..
-Shefi është arrestuar, ndërsa tentakulat po provojnë të fshihen, të zhduken nga skena dhe, mbi të gjitha, të bindin opinionin se nuk kanë pasur kurrë lidhje me oktapodin..
-Sipas aktakuzës së PSRK-së dhe materialeve të paraqitura nga hetuesit e prokurorët e Kosovës, në qendër të këtij rrjeti operatoresh armiqesor kunder Kosoves qëndron Fatmir Sheholli, me bashkepuntor.
– M.Zeka, sipas pretendimit që duhet të vërtetohet përmes provave dhe procedurave institucionale, dyshohet se ka shërbyer si një prej kanaleve përmes të cilave janë promovuar agjenda që i kanë shërbyer interesave të Serbisë në Kosovë.
-Një pjesë e kësaj veprimtarie lidhet me publikimin dhe përdorimin e dokumenteve që pretendohet se kanë origjinë nga BIA serbe, të cilat më pas janë përdorur në hapësirën publike për të dëmtuar dhe diskredituar figura të institucioneve shtetërore të Kosovës.
-Dikush do të thotë se ka qenë vetëm gazetar.
-Dikush tjetër vetëm “burim”.
-Një tjetër vetëm “njohje”.
– E ndonjë tjetër ndoshta do të kujtohet papritur se nuk e ka parë kurrë oktapodin, edhe pse tentakula i del në çdo fotografi.
-Por faktet, dokumentet dhe provat nuk funksionojnë me këtë logjikë.
-Ato nuk zhduken vetëm pse dikush ndryshon versionin.
-Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet ta presin me interes punën e hetuesve, prokurorëve dhe gjykatave.
-Nëse ajo që pretendohet në aktakuzë dhe në hetime vërtetohet, atëherë do të kemi para vetes një pamje shumë më të qartë të mënyrës se si një rrjet i dyshuar i ndikimit serb ka funksionuar në Kosovë dhe cilat kanë qenë hallkat e tij..
-P.S e verteta doli ne shesh , pra ajo nuk mposhtet as nuk digjet .
