Aktuale

“Edhe banjo pa drita, si një kriminel”, Lala dhe Gjinishi përplasen ashpër për Metën: Ka të burgosur që desh vdiqën.

Analisti Ermir Gjinishi debatoi ashpër në nje emision televiziv me gazetaren Klodiana Lala për mbajtjen e Ilir Metës në qeli dhe në kafazin e xhamit të gjykatë. Ndërsa Lala e justifikoi mbylljen e seancave për publikun me mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë, Gjinishi u shpreh kundër trajtimit të ish-presidentit në qeli.

Pjesë nga debati

Lala: Procesi ndaj zotit Meta me pretendimin e zotit Meta mund të jenë të hapur adhe ti shikojë opinioni publik. Por një dëshmitar, në atë proces dhe nuk doni të jeni njeri publik.

Rakipi: Është publik gjyqi i Thaçit dhe nuk del dëshmitari.

Lala: Po nuk e njeh procedura jonë.

Gjinishi: Po mirë blloko atë seancë që ka dëshmitarë.

Lala: Kjo duhet sqaruar për opinionin. Nga ana tjetër dëshmitarë dhe të pandehur nuk duan. Në rastin e Veliajt ne kemi një bashkëpunëtor drejtësie.

Unë kam qenë kundër kafazit historikisht. Unë si juriste kam qenë kundër, por nuk ju ka bërë përshtypje ju se nuk kanë qenë politikanë.

Gjinishi: Nuk e kemi problemin me sistemin e drejtësisë se do t’i trajtojë qytetarët korrektë, pse nuk u bë në kohën e Metës e të Beqjes, por për ligjin, janë prezumuar pafajësi për Ilir Metën, për kryetarin e bashkisë, Veliaj.

Lala: Do të ishte mirë të shihnim nëse ka prova, ka prova korrupsioni, ka argumente.

Gjinishi: Nuk ka lidhje me Erionin dhe Ilir Metën. Ka lidhje me gjykatën dhe prokurorinë, njërin në kafaz tjetrin jo. Çështja e Ilir Metës është tjetër, u mor zvarrë, kur nuk ke marrë kriminelët.

Lala: Kam qenë kundër kësaj.

Gjinishi: Në qelinë e zotërisë tualeti është pra drita. Këto janë denigrime që duan ta përdhunojnë tjetrin. Ne duam drejtësinë, jo ta marrësh zvarrë. Nuk ka diktaturë që mund ta bëjë këtë. Është shëmtirë. Ti solle një argument se Erion Veliaj nuk është vetëm. Meta është vetëm.

Lala: Jo nuk është vetëm, është Monika Kryemadhi, e ëma Fatimja, Ema Çoku, Pirro Xhixho.

Gjinishi: Po pse do ta justifikosh çdo gjë që bëhet mbrapsht në këtë vend. Pse bëhesh avokat? Prokuroria nuk ka avokat.

Lala: Prokuroria nuk ka nevojë për avokat. Thua ka një banjo pa dritë. Po ti ke patur të paraburgosur, që kanë qenë duke vdekur në spital se i kanë pickuar rriqnat.

Gjinishi: Po nuk është banjo e kriminelit, është e presidentit të republikës, është banjo e çdo shqiptari, që paguajnë taksa, ku kanë shkuar këto lekë?

Pse i bëhet presion Ilir Metës, çfarë fshihet pas saj? Pse na i mbylli kamerat, pse nuk duan të marrim vesh çfarë ka?

Të Ngjashme