Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Edhe pak ditë ndërrohet ora, ja efektet negative që do të keni në trup

Nata midis 28 dhe 29 tetorit është e rezervuar për t’i lëvizur akrepat e orës një orë pas. Me këtë ndryshim nuk përjashtohen as personat që nuk kanë ndonjë problem shëndetësor.

Meteoropatia, ose çrregullimi afektiv sezonal, manifestohet në mënyrë ciklike me simptoma të tilla, si ndryshime në humor, përgjumje dhe lodhje që shfaqen gjatë ndryshimeve sezonale, veçanërisht në muajt e vjeshtës dhe dimrit, ndërsa më pas përmirësohen me afrimin e pranverës.

Dihet se çdo person ka orën e tij të brendshme, ndaj duhet një kohë e caktuar për të krijuar shprehi të reja. Shumë njerëz, veçanërisht punonjësit, janë të vetëdijshëm se kalimi në orar dimëror do të thotë se ata vështirë se do ta shohin dritën e ditës gjatë ditëve të punës dhe kjo është një tjetër pasojë negative e ndërrimit të orës që po na afrohet.

Domethënë, e gjithë kjo ndikon negativisht në psikikën edhe në shëndetin tonë, sepse dielli është një burim i rëndësishëm i vitaminës D. Më të rrezikuarve do t’u duhen të paktën dy javë për t’u kthyer në normalitet dhe për të kapur një bioritëm të ri që do t’u përshtatet atyre.

Ndryshimet e stinëve ndikojnë në psikikën, ndaj është krejt e logjikshme që ndryshimi i orës të sjellë disponim jo të mirë dhe dhimbje koke./Living/