Një debat ka nisur ditën e sotme në rrjetet sociale mes gazetarit Bledi Mane dhe influencueses Dea Mishel.
Gjithçka nisi pas një postimi që Mane kishte bërë në profilin e tij në “Instagram” për Dean. Kjo e fundit ka bërë këto ditë disa reagime në lidhje me protestën që po zhvillohet në Tiranë dhe jo vetëm, kundër projektit të Zvërnecit.Në postimin e tij, gazetari shkruante se ‘nëse revolucioni ka mbetur në dorën e Dea Mishelit, ai do të bëjë plazh nudo’.
Kundërpërgjigja e Dea-s ishte me tone mjaft të ashpra, ku ajo e pyet se sa lek ka marrë për postimin e tij.
Mane menjëherë ka bërë një tjetër postim në “Instastory” ku i drejtohet asaj që të replikojë me humor dhe sarkazëm, ose në të kundërt edhe ai do të përdorë një gjuhë tjetër.

