Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Eksperti Meçollari: Sulmi ndaj Kosovës do ishte fatale për Serbinë

 
   

Eksperti Artur Meçollari është shprehur se sulmi i Serbisë ndaj Kosovës mund të ishte fatal për Serbinë.

Meçollari theksoi se objektivat qëndrojnë gjithmonë duke shtuar se ndryshojnë taktikat.

Mes të tjerash ai theksoi se qëllimi i SHBA-së në këto momente është moszgjerimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa argumentoi dhe rolin e Rusisë dhe Kinës në situatat politike në botë dhe në rajon

“Sulmi i Serbisë për Kosovën do ishte fatale për Serbinë. Objektivat qëndrojnë gjithmonë, kurse taktikat ndryshojnë. SHBA-të në këtë moment kanë për qëllim moszgjerimin ne konfliktit në Lindjen e Mesme dhe një nga faktorët që mund të ndikojë në zgjerimin e luftës ose mos zgjerimin është Irani. Në këtë strategji në një farë mënyre është dhe ulja e tensioneve me Iranin.

Kina ka interesat e saj, kryesisht ekonomike. Tregtia e Kinës është e kontrolluar nga pikëpamja e sigurisë, por  ka dhe elementë të tjerë që Kina akoma nuk po krijon një demostrim ushtarak. Kina në këtë moment po ruan fushën diplomatike, tregtare, financiare por jo atë ushtarake. Rusia nuk është një kërcënim direkt për SHBA, është për Europën.

Kina vazhdon ajo që mund të sfidojë fuqinë ushtarake amerikane në të ardhmen. Sot Kina ka 30% të buxhetit ushtarak të SHBA por ka 70% të GTP. Kina është duke punuar që të rrisë fuqinë e saj ushtarake. Deri tani hapësira e saj operacionale është rreth Tajvanit dhe Paqësori Lindor”-tha ai.