Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Ekstazi me logon e ‘Louis Vuitton’, burg për 5 të arrestuarit, mes tyre dhe aktivisti i Vetëvendosjes

Gjykata penale e Tiranës cakton burg pa afat për 5 të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi.

Arrest në burg u caktua për dy kosovarët Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Një prej të cilëve, Besnik Mujeci aktivist i Vetëvendosjes. Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Related posts
Lajme

​26 vjet nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Lajme

Kërcënime nga ‘Brigadat e Veriut’ - ja kush fshihet prapa tyre!

Lajme

Përmbytjet në Greqi, dëmet e shkaktuara vlerësohen deri në 5 miliardë euro

Lajme

Osmani: Policia së pari, nëse na sulmon Serbia hynë KFOR-i