Lajme

​Vuçeviq ashpërson retorikën pas arrestimit të 9 serbëve: Nuk do të qëndrojmë të heshtur

Ish-kryeministri i Serbisë dhe kryetari i Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq, ka propaganduar karshi Kosovës, pas arrestimit të nëntë serbëve në Zubin Potok, të dyshuar për krime lufte.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Vuçeviq i ka mbrojtur të arrestuarit, duke pretenduar se ata janë arrestuar në mënyrë të padrejtë, derisa ka dezinformuar se ndaj tyre po ushtrohet “persekutim” për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Ai ka pretenduar se aksioni policor, gjatë të cilit, sipas tij, janë arrestuar nëntë persona, përfshirë një 90-vjeçar, synon krijimin e “një atmosfere frike” te serbët në veri të Kosovës.

Vuçeviq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se përmes akuzave për krime lufte po zhvillon “fushatë politike” dhe po tenton të largojë vëmendjen nga aktgjykimet ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai ka thënë se Partia Përparimtare Serbe dhe shteti i Serbisë qëndrojnë pranë familjeve të të arrestuarve dhe se atyre u është ofruar ndihmë ligjore.

“Po i themi Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar se askush nuk do ta frikësojë popullin serb dhe se nuk do të qëndrojmë të heshtur”, ka shkruar Vuçeviq me tone kërcënimi.

Të Ngjashme