Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka njoftuar se nesër në Kuvend pritet të hidhen në votim deklaratat e PDK-së dhe VV-së për çështjen e Hagës
Ymeri tha se këto deklarata po procedohen paralelisht me protestat, ndërsa kritikoi mungesën e një debati me protestuesit për kërkesat e tyre. Ajo ka ftuar përfaqësuesit e protestës në takim në Kuvend, nga ora 08:00 deri në 10:00, para fillimit të seancës.
Postimi i plotë:
Për njoftim të opinionit, nesër në Kuvend priten të vijnë deklarata për votim për çështjen e Hagës.
Deklaratat draft nga PDK edhe nga VV.
Kjo po bëhet paralelisht me protestat që kanë disa kërkesa, edhe që nuk janë të reflektuara në deklaratat që mund të vijnë në votim.
Çështja është se nuk është hapur asnjë bisedë apo debat me protestuesit për të parë se çfarë mund të bëjë Kuvendi para se të vijnë në rend dite për votim dy qëndrime, ndonëse nga përfaqësues të popullit në Kuvendi i Republikës së Kosovës – Skupština Republike Kosova.
Në koment keni njërën nga deklaratat.
Njëkohësisht mirëpres edhe mundësi për takim nga përfaqësues të protestës nesër nga ora 8:00 deri 10:00 në Kuvend, para se të nis edhe seanca në ora 11.
