Asnjë nga 27 subjektet politike nuk e ka dorëzuar ende online listën e kandidatëve për deputetë për certifikim për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026.
“Deri më tani (e hënë, 11 maj 2026, ora 16:00) asnjë nga 27 subjektet politike nuk ka dorëzuar online listën e kandidatëve për deputetë për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai bëri të ditur se, pas përfundimit të periudhës për njoftimin e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe formimin e koalicioneve nga partitë politike nga 1 deri më 7 maj, si dhe aplikimit për certifikim nga subjektet e reja politike nga 2 deri më 10 maj, numri i përgjithshëm i subjekteve të mundshme politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit është 27.
“Prej tyre, 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat i pavarur”, tha Elezi.
Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje (1 – 7 maj) janë:
Partia Socialdemokrate;
Kosovaki Nevi Romani Partia;
Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
Srpska Lista;
Yenilikçi Türk Hareket Partisi;
Lidhja Demokratike e Kosovës;
Fjala;
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës;
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK;
Socialdemokratska Unija;
Jedinstvena Goranska Partija;
Kosova Demokratik Türk Partisi;
Nova Demokratska Stranka;
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës;
Kosovski Savez;
Partia Balliste;
Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale;
Partia Liberale Egjiptiane;
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
Stranka Demokratske Akcije; dhe
Partia Demokratike e Kosovës.
Partitë politike që kanë njoftuar për formim të koalicionit (1 – 7 maj) janë:
Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT);
Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuar); dhe
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!).
Nisma qytetare që kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
Složno Pobeđujemo.
Kandidati i pavarur që ka aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje është:
Esmir Kasi.
