Lajme

Elida Buçpapaj: LDK dhe Vjosa Osmani po e shpërdorin njëra-tjetrën për vota

Analistja Elida Buçpapaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe raportit të partisë me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një postimi publik, Buçpapaj tha se në LDK “nuk ka vend për Vjosa Osmanin”, duke iu referuar deklarimeve të deputetes Hykmete Bajrami.

Sipas saj, raporti mes Osmanit dhe kupolës së LDK-së është “shpërdorim reciprok” me qëllim përfitimin e votave dhe pushtetit.

Postimi i plotë:

Sipas Hykmete Bajramit nuk ka vend për Vjosa Osmanin në LDK.

Kështu si Hykmete Bajrami asht e gjithë kupola e LDK

që po e shpërdor Vjosa Osmanin

dhe Vjosa Osmani po e shpërdor kupolën e LDK

Shpërdorimi asht reciprok

veç për zhvatje votash për pushtet!

Sovran i nderuar i Kosovës,

mos prano me ta zhvat kush votën,

asht fuqija yte supreme

për liri, demokraci e shtet social e të së drejtës!

Të Ngjashme