Burri që u aksidentua pasditen e sotme në rrugën Levan-Vlorë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në vendngjarje.
Agur Shahaj 74 vjeç banor i zonës nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga përplasja me makinë dhe pak më parë ka humbur jetën, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), kur automjeti që drejtohej nga shtetasi Agron Biçakaj, 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Agur Shahaj, 74 vjeç, banues në fshatin Levan.
Pas aksidentit i moshuari është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore. Por disa orë më vonë ai ndërroi jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.
