Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të kësaj të enjteje, ku mësohet se shtetasi Armando Minollaj ka mbetur i plagosur pas një sulmi me thikë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Nisharaku” dhe dyshohet pas një konflikti për motive të dobëta që ai ka pasur me shtetasin E. N., 48 vjeç.Policia e Tiranës njofton se: “Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Nisharaku”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. N., 48 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., 55 vjeç, i cili është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”.
