Aktuale

EMRI/ Qëlloi me a*më zjarri në ajër, 32-vjeçari kishte humbur skedinat, “kyç” gojën para hetuesve

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.

Raportohet se autori i dyshuar është identifikuar si Amarild Xhamaqi, 32 vjeç, një emër i njohur për Policinë, i skeduar më herët për konflikte të ndryshme.Ngjarja ka ndodhur pasi 32-vjeçari ishte irrituar për shkak të humbjes së disa skedinave sportive. Teksa lëvizte me automjetin e tij në zonën e Ali Demit, ai dyshohet se ka hapur xhamin e mjetit dhe ka qëlluar disa herë në ajër me armë zjarri.

Pas marrjes së njoftimit dhe kryerjes së veprimeve operative, Policia ka bërë të mundur lokalizimin e të riut dhe arrestimin e tij në flagrancë, ndërsa ai po qarkullonte me automjet në të njëjtën zonë.

Ai nuk ka pranuar të japë shumë shpjegime përpara hetuesve të policisë

Gjatë ndërhyrjes është sekuestruar edhe arma e zjarrit që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe verifikimin e të gjitha veprimeve të kryera nga i arrestuari./vizionplus.tv

Të Ngjashme