Dhunohet në paraburgimin e Vlorës Eduard Alikaj, i cili ishte në pritje të ekstradimit.
Sipas burimeve ngjarja ka nisur fillimisht si një konflikt verbal, i cili më pas ka degraduar në dhunë fizike. Alikaj dyshohet se është goditur nga pesë persona të tjerë të paraburgosur.
Mësohet se i dëmtuari ka marrë goditje në fytyrë, ndërsa pasi ka marrë ndihmën mjekësore, është rikthyer në paraburgim.
Eduard Alikaj ndodhet ende në paraburgimin e Vlorës, ndërsa pesë personat e përfshirë në konflikt pritet të transferohen.
