Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e njohur si “Farmacia 10”, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri, identifikuar si Ilirjan Dosti, është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burime paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është komshi me të plagosurin, ndërsa konflikti mes tyre dyshohet të ketë nisur për shkaqe banale.
Sipas të njëjtave burime, autori ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes, çka ka përshkallëzuar konfliktin që ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Ndërkohë ambulanca dhe Policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
