Evanthi Pango është e reja që mbeti e plagosur pak minuta më parë gjatë protestës në Rrugën e Elbasanit, në Tiranë.
Ajo është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Nuk ka ende një verdikt zyrtar se me çfarë është goditur në kokë e reja, megjithatë ajo ishte i pranishme gjatë marshimit të protestuesve te “Rruga e Elbasanit”.
Burimet paraprake bëjnë me dije se Pango nuk paraqitet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ajo është e vetëdijshme, komunikon dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës.
