Policia e Kosovës ka ripërsëritur thirrjen për bashkëpunim me qytetarë – për gjetjen e Xhafer Raqit.
Raqi është nga Prishtina dhe nga 2 korriku është raportuar si person i zhdukur.
“Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit prej prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar” deklaron policia.
Deri më tani, njësitet policore dhe ato të FSK-së kanë kryer një mori patrullimesh, por ende nuk kanë rënë në gjurmët e personit na fjalë.
Ky është njoftimi i plotë i policisë:
Në stacionin policor të Qendra në Prishtinë, është raportuar për një person të zhdukur me datën 02.07.2026
Bëhet fjalë për personin, Xhafer Raqi lindur në vitin 1948.
Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, njësiti për kërkim shpëtim i FSK-së si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:
-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,
-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,
-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),
-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.
Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit prej prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.
Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me personin e sipër shënuar, t’i përcjellin ato policisë përmes numrit 192 apo në [email protected]
