Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.
Me këtë rast, Rexhepi ka vendosur flamurin kombëtar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga ku ka përcjellë edhe mesazhin e tij festiv për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe kudo që ndodhen.
Përmes një urimi të publikuar në këtë ditë festive, ai ka vënë në pah simbolikën bashkuese të flamurit kombëtar dhe krenarinë për identitetin shqiptar.
“Valo o flamur, në Luginën tonë!
Nga zemra e Luginës, ju urojmë me zemër të gjithë shqiptarëve, kudo që jeni, Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë!
Gëzuar 28 Nëntorin, Lugina ime!”, thuhet në urimin e kryetarit të KKSH-së, Enkel Rexhepi.
