Lajme

Lëndohet një protestues në Tiranë

Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë zhvillimit të protestës kombëtare që po zhvillohet sot në Tiranë.

Sipas raportimeve nga terreni, menjëherë pas incidentit ka ndërhyrë ekipi mjekësor i pranishëm pranë tubimit, i cili i ka dhënë qytetarit ndihmën e parë në vendngjarje.

Deri më tani nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme mbi shkakun e lëndimit apo gjendjen e tij shëndetësore, ndërsa tubimi në kryeqytet vijon./EuronewsAlbania

Të Ngjashme