Erion Veliaj ka kallëzuar për shpërdorim detyre Drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo.
Mësohet se Veliaj e ka bërë kallëzimin në Prokurorinë e Tiranës, teksa si argument ngre mënyrën e transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në Fier.
Po ashtu mbrojtja ka kërkuar urdhrin e transferimit, por nuk e ka marrë, me argumentin tashmë të ditur, që sipas Drejtorisë së Burgjeve se është sekret.
Veliaj kërkon hetimin e ligjshmërisë së këtyre veprimeve dhe mosveprimeve, si dhe përcaktimin e përgjegjësive penale të zyrtarëve të përfshirë./Top Channel
