Cilat janë shenjat e horoskopit që kanë më shumë prirje për të ndjerë zili ndaj të tjerëve? Astrologia Esmeralda Petrela ka renditur tre shenja që, sipas saj, e kanë më të theksuar këtë ndjenjë, gjatë një interviste në emisionin “Mes Dritë”.
Petrela sqaroi se renditja nuk ishte sipas një radhe të caktuar, duke theksuar se bëhej fjalë për prirje që lidhen me dëshirën për të pasur atë që zotërojnë të tjerët.
Në listën e saj, shenja e parë është Bricjapi. Sipas astrologes, kjo shenjë mund të ndiejë zili kur sheh arritjet apo pasuritë e dikujt tjetër, por ka edhe ambicien dhe vullnetin për t’i arritur ato përmes punës së palodhur.
Një tjetër shenjë që, sipas Petrelës, i përjeton thellë këto ndjenja është Akrepi. Edhe në këtë rast, astrologia thekson se Akrepi synon të arrijë atë që ka tjetri, duke u mbështetur te puna dhe përpjekjet e veta.
Në vendin e tretë ajo përmendi Demin, të cilin e lidhi veçanërisht me interesin për anën materiale dhe për gjërat që zotërojnë njerëzit e tjerë.
Në përfundim, astrologia theksoi se këto janë tri shenjat që veçoi për prirjen ndaj zilisë, duke e mbyllur me një koment humoristik se është më mirë të mos hysh në konkurrencë me to.
