Aktuale

Erjon Vishkulli u q*llua me pl*mb gome në sy, AMP dhe prokuroria nisin hetimet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për plagosjen e 28 vjeçarit Erjon Vishkulli nga efektivët e policisë.

I riu u qëllua nga policia me plumb gome në sy, ndërsa ndodhet në spital, ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

“Lidhur me incidentin gjatë të cilit 28-vjeçari E. V. pësoi dëmtim në sy, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi nisjen e menjëhershme të veprimeve përkatëse nga Drejtoria e Standardeve Profesionale, për hetimin e plotë dhe të paanshëm të rrethanave të ngjarjes.Po në lidhje me këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për lëndimin e të riut gjatë protestës dhe i uron atij shërim sa më të shpejtë, ashtu si të gjithë qytetarëve, gazetarëve dhe punonjësve të Policisë që janë lënduar gjatë protestave në Tiranë”, njofton policia.

Të Ngjashme