Një tjetër rast i dyshuar për ushtrim dhune ndaj fëmijëve në kopsht është regjistruar në qytetin e Korçës. Policia lokale ka njoftuar arrestimin e një edukatoreje të kopshtit nr.6 të qytetit juglindor e cila është denoncuar nga nëna e një fëmije4-vjeçar për dhunën fizike dhe psikologjike ndaj djalit të saj.
Pas denoncimit dhe arrestimit të edukatores nëna e fëmijës ka deklaruar për mediat edhe momentin kur ajo vendosi ta denoncojë pasi më parë kishte folur disa herë me edukatoret dhe drejtoreshën e kopshtit për ankesat që i tregonte fëmija, por që nuk kishin marrë asnjë zgjidhje.
Sipas policisë e cila ka nisur hetimet, edukatorja e ndaluar në Korçë akuzohet për veprën penale të keqtrajtimit të të miturve.
