Aktuale

“Ermal Beqiri kishte akses te AKSHI…”/ Gazetari: SPAK ka hyrë në zemër të Kryeministrisë dhe rrugët të çojnë te Rama!

Gazetari Ermal Peçi i ftuar në një studio televizive komentoi protestën kundër që zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë intervistës u ndal edhe te rasti i Ermal Beqirit një tjetër skandal në vend, pasi u arrestua në Francë dhe iu zbulua një kështjellë si edhe avionë dhe pasuri të tjera.

Gazetari Peçi tha se sa kohë që shqiptarët do përballen me skandale të tilla protesta nuk do të ndalet.

NEWS  Tjetër aksident i RËNDË! Makinat përplasen “kokë më kokë”, ka të plagosur“Protesta po jep shenjat që nuk do të ndalojë dhe se do të vazhdojë. Kjo është e kuptueshme sepse çdo ditë që kalon kemi nga një skandal. Dhe skandali më i fundit ishte se si një njeri si Ermal Beqiri që u arrestua në Francë, një njeri duke pasur akses në tendera të AKSHI, ishte bërë milioner dhe bënte një jetë luksi dhe që në as nuk e konceptojmë Dhe qytetarët me të gjithë të drejtën e tyre do të jenë në protestë.

NEWS  Izraeli shkatërron tunelin më të madh të Hezbollahut në LibanSPAK ka hyrë në zemër të Kryeministrisë dhe të gjitha rrugët shkojnë drejt Ramës. Pra fakti që zoti Beqiri është arrestuar duhet të ekstradohet dhe ne të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me dosjet e AKSHI-t. Pra si qytetarë duam të kuptojmë çfarë është bërë me taksat tona”, tha ai, duke shtuar: “Me çfarë kuptoj unë protesta do të vazhdojë. Aty ka protestues, protesta ka koherencë, qëndrueshmëri”.

NEWS  Ngjarje e rëndë në vend, e mitura përdhunohet nga 67-vjeçari dhe mbetet shtatëzanë! Policia arreston autorin

Të Ngjashme