Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

“Është mirë me m’u njoftu me çdo kulturë botërore”, qytetarët japin opinionin e tyre për festën e “Halloween-it”

Nata e shtrigave e njohur si “Halloween” është njëra prej festave që festohet edhe në Kosovë.

Disa qytetarë janë pyetur për opinionin e tyre për këtë festë dhe se a e festojnë personalisht, transmeton lajmi.net.

“Gjithçka që e lejon shteti dhe ligji është pozitive. Ne përpara nuk e kemi festu por të rinjtë po…Është mirë me m’u njoftu me çdo kulturë botërore. Unë nuk jam i interesum po se kam problem nëse dikush e feston”, ka thënë një qytetar.

“Kam dëgju shpesh dhe kam mendu. Sigurisht që nuk është diçka e mirë po dikush ka botëkuptime të ndryshme…Shtrigat kanë një kuptim të keq, jo të mirë. Unë jam njeri realist, nuk besoj që ka shtriga”, ka shtuar një tjetër për lajmi.net.

Shikojeni videon më poshtë për më shumë.