Dollari amerikan ka vijuar rënien në tregun valutor edhe këtë mëngjes, duke humbur sërish pikë në këmbim me lekun. Sipas kursit lokal të këmbimit, dollari po blihet me 80.7 lekë dhe po shitet me 81.8 lekë.
Edhe euro ka shënuar një ulje të lehtë këtë të enjte. Monedha europiane po blihet me 95.1 lekë dhe po shitet me 95.8 lekë, në rënie krahasuar me një ditë më parë.
Ndërkohë, franga zvicerane mbetet thuajse e pandryshuar nga dita e mërkurë. Ajo po blihet me 103.5 lekë dhe po shitet me 104.5 lekë.
Pa luhatje të ndjeshme paraqitet edhe paundi britanik, i cili në tregun e brendshëm valutor po blihet me 109.7 lekë dhe po shitet me 110.7 lekë.
