Familja e kandidatit konsensual për president, Bekim Sejdiu, rreth një javë më parë ka qenë nikoqire e ish kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në një drekë të organizuar në Klinë.
Për takimin ka njoftuar vetë Haradinaj, i cili ka vlerësuar mikpritjen e familjes Sejdiu, e cila në rrethin e Klinës njihet si familja e “Ukë Sahitëve”.
“U bashkuam sot në mikpritjen e familjes së Ukë Sahitëve të Grabanicës, familje e traditës dhe vlerave kombëtare shqiptare. Një pritje e veçantë, mes familjes, miqve dhe bashkatdhetarëve tanë që kanë ardhur nga Gjermania, Amerika dhe vende
