Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fëmija 3 vjeç vdes pas ndërhyrjes në gojë, mjekët babë e bijë nga Tirana ende të lirë

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Pakujdesia në një klinikë private e një dentisti dhe i vajzës së saj, i ka kushtuar shtrenjtë një fëmije vetëm 3-vjeçar.
Bëhet fjalë për shtetasit që shikoni në foton e mësipërme, Roland Xhaxho dhe Ina Xhaxho, babë e bijë, të cilët realizuan një ndërhyrje në gojën e fëmijës.

Veprimet e para hetimore, hedhin dyshime që operacionin e fëmijës e ka kryer vajza e Rolandit, Ina.
Prindërit e fëmijës hedhin akuza të forta mbi dentistët që ushtronin aktivitetin e tyre në Rrugën e Kavajës. Nga dëshmia e prindërve, thuhet se 3-vjeçarit, i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës. Por pas disa orësh, vogëlushi është ndjerë keq.

Të ndodhur në këto kushte, të alarmuar prindërit kanë telefonuar klinikën, ku nuk i është përgjigjur askush në telefon dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë në Pediatrinë e QSUT-së.

Pasi gjendja është përkeqësuar, ai ka qëndruar dy ditë në reanimacion, ku më pas edhe ka ndërruar jetë. Në lidhje me ngjarjen, policia ka nisur hetimet për dentistët e klinikës private, babë e bijë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital.”, thuhet në njoftimin e policisë.