Aktuale

FIFA bën çudinë dhe tërheq dënimin për lojtarin e SHBA-ve, Trampi: Faleminderit që bëtë atë që duhet

FIFA ka befasuar opinionin sportiv me vendimin e marrë ditën e sotme. Organizimi më i lartë i futbollit botëror për herë të parë në Kupën e Botës ka tërhequr dënimin për një lojtar.

Bëhet fjalë për Balogunin. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Bosnje Hercegovinës.

Ky vendim i arbitrit hapi polemika në opinionin publik, pasi një pjesë e tyre ishte e mendimit se ndërhyrja nuk ishte e qëllimshme dhe nuk duhej ndëshkuar me karton të kuq.

See also  Aksidenti në Itali, kush është adoleshenti shqiptar që humbi jetën /EMRIMegjithatë gjyqtari dha verdiktin e tij dhe Baloguni do të duhej të mungonte në përballjen e ardhshme, SHBA-Belgjikë. Por FIFA ka zbatuar pikën 27 të rregullores, duke lënë në fuqi kartonin e kuq, por duke i dhënë mundësinë lojtarit të luajë në ndeshjen e radhës në Kupën e Botës.

Edhe presidenti Donald Tramp ka reaguar për këtë çështje. Ai e ka përshëndetur këtë vendim me fjalët: “Faleminderit FIFA që bëtë gjënë e duhur dhe tërhoqët mbrapsht një padrejtësi të madhe”./Sport Ekspres/

See also  Zgjat vetëm 30 minuta mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e pranishme edhe Balluku

Të Ngjashme