Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të premte ka nisur rigjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte, Cedomir Aksiq. Ky proces po zhvillohet pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ktheu lëndën në rigjykim duke kërkuar plotësimin e kushteve për gjykim në mungesë
Lidhur me vendimin e Apelit, prokurorja Habibe Salihu deklaroi se janë plotësuar të gjitha veprimet e nevojshme sipas ndryshimeve të fundit ligjore për të mundësuar gjykimin në mungesë.
“Ne kemi vepruar sipas dispozitave të kodit të procedurës penale e ndryshimet që janë bërë për gjykimin në mungesë”,
