Një ditë pas përplasjes së bujshme në Radhimë mes Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës, dy biznesmenët kanë dhënë versionet e tyre lidhur me ngjarjen. Konflikti i armatosur në hotelin ‘Regina’ të Bedinajt çoi në arrestimin e vetë pronarit të ‘Delta Group’, Luan Muçës, ndërsa në pranga u vendosën Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, Blerim Heta, 40 vjeç, Angjelo Breshani, 29 vjeç. Në kërkim janë shpallur 6 persona, mes tyre edhe vëllai i biznesmenit Luan Muça, Bujar Muça, i cili ka qenë prezent në konfliktin e armatosur.
Para hetuesve dy biznesmënt kanë dhënë verisone të ndryshme lidhur me shkakun e konfliktit dhe atë çfarë ndodhi një ditë më parë. Bedinaj i ka qëndrusr versionit të parë, duke deklaruar se Muça i ka vendosur gjobë 5 milionë euro dhe i ka dhënë afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria. Sipas tij, takimin e kishte menduar për çështje biznesi, pasi Luan Muça merret me hidrosanitare
Vasil Bedinaj: Mendova se do të takoheshim për çështje biznesi, pasi ai merret me hidrosanitare. Ndërkohë që kam qenë vetëm në ‘Regina Palm’, Luani ka ardhur dhe ka thënë: ‘Dua 5 milionë euro dhe ke afat 48 orë të zhdukesh nga Shqipëria’.
Më pas, m’u afruan shumë persona dhe nuk më linin të çohesha. Punonjës të tjerë të stafit janë mbajtur nën kërcënimin e armës që të mos afroheshin. Disa prej truprojave të tij më qëlluan në kokë.
Ndërkohë Luan Muça ka deklaruar se “nuk kam vendosur gjobë”. Biznesmeni bashkë me dy të arrestuarit e tjerë, Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, kanë pretenduar se konflikti me Bedinajn lidhet me një çështje pronësie.
Shkak i konfliktit, sipas ZERI dyshohet se është bërë kjo tokë në Palasë, ku sipas burimeve, është parashikuar ndërtimi i një resorti nga pronari i “Delta Group”. Bëhet fjalë për një sipërfaqe toke për të cilën të dyja palët pretendojnë të drejta pronësie.
Mësohet se biznesmeni Luan Muça e kishte blerë tokën, duke marrë edhe vërtetimin e pronësisë. Ndërkohë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka blerë një sipërfaqe toke pranë pronës së Luan Muçës, ku dyshohet se një prej parcelave të blera prej tij ka mbivendosje me pronën e blerë dy herë nga Muça.
