![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/flet-muhaxheri-tregon-si-eshte-situata-pas-vershimeve-ne-peje_6497ebc7d5d04.jpeg?resize=850%2C635&ssl=1)
Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.
Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se situata është e qetë dhe nuk raportohet për ndonjë incident tjetër, përveç rastit tragjik që ndodhi mbrëmë.
Muhaxheri tha se tash nuk ka ujë, ndërkohë që nuk dihet për dëmet e shkaktuara si pasojë e vërshimeve të mëdha.
“Situata tash është e qetë, përveç rastit tragjik, që humbën jetën dy njerëz, nëna me djalin e vet. Tash për momentin nuk ka më ujë, as s’ka kurrgjë. Është herët me folë për dëme. Jeta e njerëzve është dëmi i madh. Ka qenë rrebesh, për një orë ka ra shi i madh, ka vërshu çdo gjë.“, tha Muhaxheri.