Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FOTO LAJM/ “Uno kryqëzimo, due kryqëzimo, Berlin!” Pankartat që “vodhën” vëmendjen mbrëmë në stadium

Shqipëria ishte e magjishme mbrëmë, ndoshta skuadra më e mirë e dekadës së fundit duke marrë një rezultat historik dhe me një lojë të mirë. Krahas futbollistëve në fushë, në të njëjtën lartësi ishin edhe tifozët në stadiume, të cilët spikatën me mbështetjen e zjarrtë dhe pankartat me mesazhe domethënëse.

Një ndër pankartat e mëdha ishte “Për Shqipërinë, jeto, lufto, fito”, kurse një tjetër shkruante: Se jam Kosovë që nga plumbi s’vdes, se Shqipëri mdha Zoti dhe Shqipëri do vdes”.

Ndërkohë, shumë të qeshura ka shkaktuar edhe pankarta me fjalët ikonë të memeve: Uno kryqëzimo, duo kryqëzimo, Berlin!”. /albeu.com