Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Frutat dhe perimet që duhet të konsumoni në nëntor

Vetëm ideja e një pjate supe të ngrohtë të gatuar mirë nën rehatinë e shtëpisë të bën ta duash akoma më shumë motin e ftohtë.

Nëntori sjell shumë produkte, që nga lakra gjithë vitamina që na vjen nga zona e Lushnjës, tek ullinjtë e Beratit, Tiranës, Elbasanit dhe Jugut që na shoqërojnë në sallata e meze.

Nga panxhari i kuq i zonës së Maliqit tek kërpudhat e shkëlqyera që rriten në të egër në Tropojë.

Dhe si për t’u ëmbëlsuar pak, disa mandarina dhe agrume nga Xarra, Borshi apo Saranda e bëjnë nëntorin një dashuri më vete.

Panxhari i kuq

Panxhari ka jo vetëm një pamje të bukur, duke qenë se kanë një ngjyrë të fortë të kuqe që shkëlqen si asgjë tjetër, por ka dhe një kombinim të shkëlqyer të së ëmblës me tokën.

Nëse hyn tek kategoria e atyre që nuk e fusin në gojë panxharin, bëni mirë ta rikonsideroni duke qenë se ka edhe shumë vlera ushqyese.

Në Shqipëri, zona që shquhet për prodhimin e panxharit në vend, është ajo e Maliqit.

Zgjidhni panxhar që është më i rëndë për madhësinë e tyre dhe kujdesuni që të mos ketë të çara në lëkurë.

Nëse shiten dhe me pjesën e bishtit, pjesa jeshile është tregues i freskisë dhe mund të gatuhen shumë shpejt.

Janë me të vërtetë shumë të shijshëm – mos i anashkaloni.

Nëse doni t’i ruani, vendosini në frigorifer në një qese plastike të mbyllur në mënyrë hermetike.

Mbështilleni panxharin me letër alumini kuzhine dhe futeni në furrë në 400 gradë dhe lëreni derisa të jenë aq të buta sa të priten lehtësisht nga thika.

Lërini të ftohen dhe lëkura do të bjerë me shumë lehtësi.

Lakra

E pasur me vitaminë C dhe K, lakra është një super ushqim për parandalimin e radikaleve të lira.

Duke ngrënë më shumë lakër ju ndihmoni të zvogëloni rrezikun e kancerit të gjirit dhe kancerit në zorrë dhe prostat.

Plus studime të reja kanë treguar se të ushqehesh me këtë lloj perimi ndihmon për ta mbajtur në super formë sistemin imunitar.

Lakrat më të mira janë nga zona e Lushnjës, që njihet dhe për prodhimin më të madh të lakrës në vend.

Zgjidhni lakër që ka ngjyrë të fortë dhe sigurohuni që gjethet të jenë të mbyllura fort dhe lakra të jetë e fortë.

Mandarina

Këto fruta të vogla janë gjithë shije dhe lëng dhe i përkasin familjes së agrumeve së bashku me portokallet.

Mandarinat e Xarrës, Borshit, Sarandës na japin një shije aq të ëmbël që na bëjnë të besojmë se vera nuk ka mbaruar edhe pse jemi në nëntor.

Shihni për mandarina që kanë ngjyrë të fortë dhe janë gjithashtu të forta. AgroWeb.org ju këshillon se nëse shiten me gjithë gjethe, sigurohuni që gjethet të jenë të freskëta.

Perimet me rrënjë

Përveç karrotës, ka dhe shumë perime të tjera me rrënjë që janë të shkëlqyera. Një nga ato është dhe preshi i gatuar në gjellë, byrek apo i shtuar në sallatë.

Ullinj

Është një nga pemët më të përmendura në librat e shenjtë, ndërkohë që fruti i tij është krejt shpirti i shijes mesdhetare.

Ulliri është konsideruar dhe si simbol i paqes, jetës dhe pjellorisë dhe ka formëzuar peisazhin e Shqipërisë.

Kultivarët “Kalinjot”, “Kokërr Madhi i Beratit”, “Bardhi Tiranes”, “Kryps Elbasani”, “Mixan” dhe “Himara” zënë 85% të prodhimit në vend dhe janë të një cilësie shumë të lartë.

Nëntori është një nga muajt më domethënës të vitit për asortimentet e produkteve që sjell. Sigurohu ta shijosh plotësisht./AgroWeb.org/