Lajme

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas rreth 11 orësh tensione dhe përplasjesh në Tiranë, situata është qetësuar mbrëmjen e së premtes. Protestuesit janë rikthyer para Kryeministrisë, pasi kanë rënë dakord me policinë që protesta të vazhdojë në mënyrë paqësore.

Sipas raportimit të RTSH-së, protestuesit dhe efektivët policorë kanë komunikuar nga afër për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

“Nuk duam ta shkatërrojmë Tiranën, por të dëgjohemi. Nuk duam gjak dhe nuk duam një 1997 të dytë”, janë shprehur protestuesit gjatë bisedës me drejtuesit e policisë.

Ndërkohë, sipas raportimeve, gjatë mbrëmjes janë regjistruar përplasje edhe pranë Parlamentit, ku policia ka përdorur ujë me presion për të shpërndarë protestuesit që hidhnin gurë në drejtim të saj.

Aktualisht, policia mban një kordon sigurie përpara Kryeministrisë, ndërsa protestuesit po qëndrojnë në bulevard pa akte të reja dhune.

Të Ngjashme