Lajme

Gacaferi i GUXO-s sulmon Ramën: Je realiteti i fantazive serbe për Kosovën

Anëtari i GUXO-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pas deklaratës së tij në Paris se Kosova është shtet i pavarur dhe nuk mund të kthehet në një fantazi të re serbe.

Gacaferi, përmes një postimi, e ka akuzuar Ramën se në të kaluarën ka mbështetur interesa që, sipas tij, i kanë shërbyer Serbisë, duke përmendur anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive dhe iniciativën e Ballkanit të Hapur.

“Prandaj ti je realiteti i fantazive serbe!”, ka shkruar Gacaferi në reagimin e tij.

Postimi i plotë:

Dikush edhe mund të ketë fantazi, por përtej fantazive, ti je realiteti i fantazive Serbe që kanë për Kosovën! Apo siç do thoshte gazetari njohur gjerman: Edi Rama është kryeministri me i mirë që ka pas Serbia që nga koha e Nikolla Pashiqit!

14 vite sa e kishe të vëllain president të Serbisë ti nuk ishe fantazia e sëmur e Serbisë por ishe realiteti i fantazive serbe për “tokën e askujt në veri” për coptimin e Kosovës më Serbinë dhe i pari nga të parët që i vëre sanksione shtetit të Kosovës, duke anuluar mbledhjen e dy qeverive(Shqipni – Kosovë) me arsyetimin se qeveria e Kosovës nuk po e zbaton marrëveshjen e Brukselit në mes të Vuqiçit e Thaqit në 2013 për Zajednicën, po edhe marrëveshjen Isa Mustafa me Vuqiçin prapë në Bruksel të vitit 2015!

Ti ishe e mbetësh jo fantazia, po realiteti i Serbisë për Open Ballkanin si rrugën alternativ e që jo me luftë si herave tjera por me “marrëveshje” t’i pushtonte tokat shqiptare prej Strugës e deri Vlorë, e prej Vlorës deri në Mitrovicë e nga Mitrovica e deri në Shkodër!

Prandaj ti je realiteti i fantazive serbe!

Të Ngjashme