Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar pas dakordimit mes Albin Kurtit dhe Lumir Abdixhikut për kandidatin për president të Kosovës.
Gacaferi e ka cilësuar Kurtin si “gjeni politik”, duke thënë se me një lëvizje të Abdixhikut, kryeministri ka nxjerrë në pah qëndrimet e PDK-së, AAK-së dhe një pjese të deputetëve të LDK-së.
Sipas tij, deklaratat se nuk do të votohet presidenti tregojnë se pikërisht këto subjekte janë bërë pengesë për formimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.
“E lëviz figurën e ‘shahut’ Lumiri, i kap mat të gjithë bashkë, Albini!”, ka shkruar Gacaferi.
Postimi i plotë:
Edhe 1 milion herë mi përsërit se Albin Kurti është gjeni politike, prapë është pak!
I tha Lumirit, lëvize ti figurën e shahut në tavolinë, dhe posa e lëvizi Lumiri figurën e tij, i kapi në Mat të gjithë sëbashku!
Më një lëvizje të Lumirit, arriti ta nxjerri “cullak” PDK AAK dhe një pjesë jo të vogël të deputetëve të LDK’së, vetëm në letër po jo edhe në vepër, të cilët për disa javë po dalin rrugëve të Prishtinës herë të sheshi e herë të parlamenti dhe po kërkojnë kinse me ngulm, nga Albini, formimin e institucioneve të shtetit!
Tash kur u arrit marrëveshja mes Albinit e Lumirit për emrin e kandidatit për president e qe do thotë edhe formim i plotë i institucioneve por edhe mos shkuarje të Kosovës prapë në zgjedhje të jashtzakonshme shkaku i mos votimit të presidentit në parlament, PDK AAK disa nga LDK po detyrohen të tregojnë se pikërisht këta janë kundër formimit të institucioneve të shtetit dhe bllokuesit e vërtetë, duke u deklaruar se nuk do e votojnë presidentin, lexo nuk do rrinë në sallën e parlamentit për tu votuar presidenti!
E lëviz figurën e “shahut” Lumiri, i kap mat të gjithë bashk, Albini!
Gjeni se jo mahi!
