Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar pas paraqitjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në CNN, duke kritikuar politikanët kosovarë për mungesën e paraqitjeve në mediat e mëdha ndërkombëtare.
Gashi ka thënë se politikanët shqiptarë duhet ta takojnë diasporën në SHBA, por edhe të shfrytëzojnë platformat e mëdha mediatike për të kundërshtuar politikën serbe në rajon.
Postimi i plotë:
Vuçiqi shkon në ShBA, del në CNN dhe e relativizon përgjegjësinë e Serbisë për krimet në rajon.
Politikanët tanë duhet me taku diasporën shqiptare kur të shkojnë në ShBA sepse ajo ka dhanë kontribut vendimtar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Por, duhet me dalë edhe në CNN e në mediat tjera të mëdha, për me kundërshtu politikën serbe në rajon.
Kemi me e lypë Vjosën, e s’kemi me mujtë me e gjetë.
