Parlamenti është blinduar me barriera metalike dhe prani të shtuar të forcave të policisë, para nisjes së seancës plenare.
Masat e sigurisë janë përforcuar në kuadër të protestës së paralajmëruar para Kuvendit. Forca të shumta policie janë vendosur në terren, ndërsa janë bllokuar edhe disa prej akseve që të çojnë drejt Parlamentit.
Kordonet policore janë vendosur në disa pika kyçe, përfshirë kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, zonën pranë Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe në drejtim të ish-selisë së Partisë Demokratike.
Ad
Ndërkohë, pritet zhvillimi i seancës plenare, ndërsa policia vijon monitorimin e situatës dhe ruajtjen e perimetrit rreth godinës së Parlamentit.
