Prej më shumë se 4 vitesh aktori i humorit shqiptar Gaz Paja është cilësuar si investitor strategjik dhe është komentuar shumë për marrëdhënien e tij me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, e jo vetëm.
Sot, aktori ka zgjedhur të thyejë heshtjen e të flasë për të vërtetat që sipas tij nuk kanë përputhen fare me raportimet e bëra, ndërsa thekson se në mesin e shkrimeve të bëra është prekur dhe familja e tij, çka e ka nxitur atë të reagojë pas shumë kohësh.
“Kam zgjedhur të hesht këto ditë. Jo nga frika. Jo sepse kam diçka për të fshehur. Kam heshtur sepse gjithmonë kam besuar se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike dhe se miqësia është më e fortë se çdo flamur partie. Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt” shkruan gaz Paja në reagimin e tij.
Më tej aktori e pranon haptazi që përkrah Partinë Socialiste për shkak të bindjeve të tija të majta, ndërsa nënvizon se pretendimet se ai është investitor strategjik janë të pavërteta.
“Por kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt. Po, unë mbështes Partinë Socialiste. E kam bërë dhe vazhdoj ta bëj, sepse bindjet e mia janë të majta. m Është zgjedhja ime dhe e drejta ime. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me çdo vendim apo me çdo individ. Kam kritikuar kur kam menduar se duhej kritikuar dhe kam mbështetur atë që kam besuar se ishte e drejtë” vijon reagimi i aktorit.
See also Opozita mban sot protestën kombëtare, policia del me njoftimin e rëndësishëm: Ja rrugët që do të bllokohen dhe masat e marraPo ashtu në reagimin e tij gaz Paja sqaron njëherë e mirë çështjen e investimeve strategjike duke theksuar se ka qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e tij personalë. Ndërsa pranon se është bërë pjesë e kompanisë në fjalë, aktori nënvizon për se nuk ka pasur përfitime.
Reagimi i aktorit vjen vetëm pak ditë pasi, një video ku ai shfaqet duke u ofenduar me disa qytetarë te Kalaja e Tiranës bëri xhiron e rrjetit.
Reagimi i plotë i Gaz Pajës:
Une jam po aq Shqiptar sa Ju.
Dhe po si ju, lendohem ne palce kur dikush me prek familjen.
Nuk më dhembin vezët. Jam mesuar me sharjet, edhe pse nuk i meritoj. (Po ky Eshte opinioni im.)
Ama Më dhembi fakti që gjithçka ndodhi përpara syve të gruas sime, nenes se femijes tone.
Më dhembi që edhe ajo u bë objekt sulmi, jo për atë që është, jo për atë që ka bërë, por vetëm sepse ecën në krahun tim.
KA NJE VIJE QE NUK DUHET KALUAR KURRE POLITIKA MBARON ATY KU FILLON FAMILJA.
Kam zgjedhur të hesht këto ditë. Jo nga frika. Jo sepse kam diçka për të fshehur. Kam heshtur sepse gjithmonë kam besuar se njerëzit vlejnë më shumë se bindjet politike dhe se miqësia është më e fortë se çdo flamur partie.
See also Ngjarja që tronditi vendin: Çifti kishte pasur konflikte edhe më herët, 4 ditë më parë Policia kishte shkuar t’iPor kur sulmohet dinjiteti im dhe i familjes sime, heshtja nuk është më virtyt.
Po, unë mbështes Partinë Socialiste. E kam bërë dhe vazhdoj ta bëj, sepse bindjet e mia janë të majta.
Është zgjedhja ime dhe e drejta ime. Por kjo nuk do të thotë se jam dakord me çdo vendim apo me çdo individ.
Kam kritikuar kur kam menduar se duhej kritikuar dhe kam mbështetur atë që kam besuar se ishte e drejtë.
Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e strukturave politike Madje Nuk Kam as teser Partie.
Nuk kam marrë poste, nuk kam marrë privilegje, nuk kam marrë tendera dhe nuk kam jetuar kurrë në kurriz të shtetit.
Kam punuar qe femije.
Nuk kam vila në bregdet. Nuk kam vila në mal. Nuk kam prona të fshehura. Nuk kam pasuri që nuk i shpjegoj dot. Kam vetëm duart e mia, djersën time artin tim dhe ndërgjegjen time.
Sa per çështjen e investimit strategjik është folur shumë. E vërteta është e thjeshtë: kam qenë vetëm ndërmjetës mes investitorit dhe pronarëve të tokës, të cilët janë miqtë e mi personalë. Si rrjedhoj u bera pjese e kompanise e cila do te investonte.
As kam marrë prona, as favore, as përfitime.
