![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/gazetari-shqiptar-me-qendrimet-e-tij-kurti-po-i-prish-planet-e-rames-dhe-vuciqit_648b7570e641b.jpeg?resize=850%2C600&ssl=1)
Gazetari Andi Bejtja ka deklaruar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po i reziston të gjitha situatave agresive të adresuara nga Serbia, të cilat ai i cilëson si një plan nga Vuçiç e Rama për tu bërë ‘zot’ i Ballkanit, teksa thekson se me rëzistencën e tij ky plan i tyre po prishet.
Sipas Bejtes, Rama nuk e ka aspak të vështirë të shesë Kosovën, kur Shqipërinë e tij e ka shkatërruar.
“Një njeri që do të ndihmojë vëllanë e vet, që e ka edhe për detyrë që është dhe në interesë të kushtetutës, nuk është kjo mënyra për të vepruar, për të dalë në konferenca të befasishme shtypi , të japësh disa pika që nuk i thotë se as kush janë. Kjo është thjeshtë për të bërë shoë dhe për të futur hundët për të vazhduar rrugët të bëhet beu i Ballkanit.
Është e qartë që Albin Kurti po i prish punë të dyve. Ajo çka dimë është kjo që është një lider i cili po i reziston këtij ndryshimi që ka ndodhur me Serbinë dhe një lider tjetër i cili i shkon për shtat këtij ndryshimi me sy mbylluar, për tu bërë siç ka bërë e herë të tjera . Rama mori armët kimike për tu bërë lider i plotfuqishëm këtu. U bë lider i plotfuqishëm për të mos kërtuar hesap për asgjë, shkatërrojë demokracinë, e jo më të mos p[unoka kundër Kosovës për tu bërë beu i Ballkanit. Albin Kurti po reziston.”