![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/05/gazetarja-ukrainase-olha-priadko-strehohet-ne-kosove-me-djalin-e-saj_6477c1fd4af0f.jpeg?resize=850%2C557&ssl=1)
Gazetarja Olha Priadko u strehua sot në Kosovë, në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Ajo erdhi bashkë me djalin e saj, Yaroslav Tkachenko.
Priadko u mirëprit në aeroport nga kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, dhe zyrtarja ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari.
Nga programi “Journalists in Residence – Kosovo”, përfitojnë gazetarët nga Ukraina dhe Afganistani.
Journalists in Residence – Kosovo që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.