ShowBizzz

Videoja i bëri të gjithë të mendonin se ishte sërish shtatzënë, reagon Fifi: Djali im e ka një vëlla, nuk do tjetër

Fifi ka mohuar zërat se është shtatzënë për herë të dytë. Gjatë një interviste në “Goca dhe Gra”, këngëtarja foli edhe për të ardhmen e familjes së saj, duke thënë se djali i tyre tashmë ka një vëlla dhe se nuk dëshiron të ketë një fëmijë tjetër.

Ajo shpjegoi se lajmet kishin marrë shkas nga një video humoristike në TikTok.

Gjatë intervistës, Fifi tregoi se vetëm pasi u bë nënë arriti të kuptonte plotësisht domethënien e kësaj fjale. Ajo pranoi se periudha pas lindjes, përfshirë edhe përjetimin e depresionit post-partum, kishte qenë emocionalisht e ngarkuar, por me kalimin e kohës kishte ndryshuar mënyrën se si e shihte veten dhe përgjegjësinë ndaj të birit.

“Nuk e kam ditur kuptimin e fjalës nënë derisa u bëra vetë nënë. Tani të gjithë njerëzit i shumëzoj me zero”, u shpreh këngëtarja.

Ajo tregoi se një moment që e bëri të reflektonte ishte kur djali filloi të fliste dhe të përdorte shprehje të përditshme. Fifi tha se atëherë kuptoi se duhej të ishte një shembull për të voglin që po rritet.

“Duhet të jesh një shembull për këtë të voglin që po rritet dhe nëse unë nuk jam shembull, atëherë…”, rrëfeu ajo, duke shtuar se pavarësisht ndryshimeve në jetën e saj, nuk do të heqë dorë kurrë nga sinqeriteti dhe karakteri i drejtpërdrejtë.

Këngëtarja foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin, Adisin, duke thënë se pas lindjes së djalit e do, e vlerëson dhe e respekton edhe më shumë. Ajo pranoi se, si çdo çift, kanë debatet dhe mosmarrëveshjet e tyre, por pavarësisht gjithçkaje, gëzon mbështetjen e tij.

“Unë jam e lumtur që e kam një njeri si ai në krah, sepse është krenar për punën time dhe për atë që bëj. Jam e lumtur që kam një njeri mbështetës si ai, një njeri që rrallë mund ta ketë një artist”, u shpreh këngëtarja.

Të Ngjashme