Lajme

Gërvalla për vrasjen e gruas në të 80-at: Dhuna ndaj grave, alarm për gjithë shoqërinë

Dhuna ndaj grave është alarm për të gjithë shoqërinë. Përballë saj nuk ka vend për heshtje. Përballë këtij alarmi, përgjigjja jonë duhet të jetë e qartë dhe e prerë: ZERO TOLERANCË.

Kështu ka reaguar Donika Gërvalla pas rastit të rëndë ku një grua në të 80-at dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.

Gërvalla e ka dënuar fuqishëm këtë akt, duke theksuar se asnjë rrethanë, arsye apo marrëdhënie nuk mund ta justifikojë dhunën ndaj një gruaje dhe, aq më pak, marrjen e jetës së saj.

Ajo ka bërë thirrje që shoqëria të mos heshtë përballë rasteve të dhunës në familje dhe që çdo kërcënim, keqtrajtim apo shenjë dhune të raportohet.

“Një telefonatë mund të shpëtojë një jetë”, ka theksuar Gërvalla, duke u bërë thirrje qytetarëve që të veprojnë sa herë që janë dëshmitarë të një rasti të dhunës apo vërejnë shenja që mund të rrezikojnë jetën e një personi.

Sipas saj, dhuna nuk duhet të trajtohet si “çështje familjare”, pasi përballë saj duhet të ketë reagim dhe mbrojtje.

“Dhuna ndaj grave është alarm për të gjithë shoqërinë. Përballë saj nuk ka vend për heshtje”, ka shkruar Gërvalla.

Në fund, ajo ka shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e viktimës, duke theksuar se dhimbja e tyre është dhimbje e të gjithë shoqërisë.

Të Ngjashme