Lajme

Gjakovë: Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë, kjo është arsyeja

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.B. shtetas i Republikës së Shiqipërisë.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet A.B. shtetas i Republikës së Shiqipërisë, më datë 3 prill 2026, rreth orës 12:30, në rrugën “Megzon Boshnjaku” në Gjakovë, me qëllim të shitjes ose shpërndarjes pa autorizim posedon dhe transporton substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge.

Të Ngjashme