Ekipet e shpëtimit në Nepal kanë gjetur 187 turistë, njoftuan zyrtarët vendas të shtunën. Rreth 3,000 persona rezultojnë ende të zhdukur në të dyja anët e kufirit Nepal-Kinë.
Midis të shpëtuarve janë 114 shtetas indianë, 27 shtetas kinezë dhe 20 persona nga Koreja e Jugut, SHBA-ja, Evropa dhe vendet e Gjirit, sipas buletinit të Bordit Turistik të Nepalit.
Të paktën 420 shtetas të huaj ende konsiderohen të zhdukur, shtoi ajo.
Më shumë se 600 persona kanë vdekur në përmbytjet katastrofike të menjëhershme në Nepal, njoftoi sot policia nepaleze.
