Lajme

Gjenden mbetje të reja kockore në Kalludër të Zubin Potokut

Në Kalludër të Zubin Potokut po vazhdojnë gërmimet e mbetjeve kockore që dyshohet se i përkasin kohës së luftës.

Burime të Kanal 10 kanë konfirmuar se tashmë është gjetur edhe trupi  i 6-shtë me radhë i mbetjeve kockore.

Ky është lokacioni i tretë, përfshirë edhe fshatin Jabuka në fillim ku autoritetet kosovare po gërmojnë për mbetje kockore e cila dyshohet se i përket kohës së luftës dhe grupit të njohur prej 23 personave si “Intelektualët e Mitrovicës” të cilët janë zhdukur gjatë asaj kohe dhe ende nuk dihet për fatin e tyre.

Për gjithçka rreth këtij rasti, Kanal 10 do të ju mbajë të informuar

Të Ngjashme