Lajme

​Gjendet vetura e vjedhur pesë muaj më parë në Prizren

Policia identifikoi automjetin e dyshuar, i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme pritet t’i kthehet pronarit

Njësitet policore në Vushtrri kanë identifikuar një automjet të dyshuar në një zonë malore, për të cilin pas verifikimit është konstatuar se ishte raportuar i vjedhur në Prizren rreth pesë muaj më parë.

Sipas informatave policore, pas kontrollimit të të dhënave është konfirmuar se automjeti rezultonte i vjedhur.

Lidhur me rastin, policia është duke bashkëpunuar me hetuesit policorë të Prizrenit për përfundimin e procedurave të nevojshme ligjore.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, automjeti pritet t’i kthehet pronarit të ligjshëm.

Të Ngjashme